Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka intensifikuar masat e sigurisë në prag të festave të fundvitit. Drejtori i institucionit, z. Lorent Nake, së bashku me shefin e policisë, Kryekomisar Rigenci Kordalli, zhvilluan sot një instruktazh me stafin policor në shërbim.
Gjatë takimit u dhanë udhëzime të qarta për forcimin e kontrolleve, rritjen e vigjilencës dhe zbatimin rigoroz të detyrave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në këtë periudhë të ngarkuar.
IEVP Korçë thekson se mbetet plotësisht i angazhuar për të siguruar një ambient të qetë, të kontrolluar dhe të sigurt, si për personelin, ashtu edhe për qytetarët.


