Vijojnë punimet për asfaltimin e rrugës kryesore në qendër të Pojanit, një ndërhyrje e rëndësishme që është pjesë e projektit për rehabilitimin e godinës së ish-kinemasë dhe transformimin e saj në shkollë të mesme.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qendër të njësisë, por edhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe komunitetin, duke i dhënë jetë një godine me rëndësi për zonën.
Punimet po ecin sipas planifikimit dhe pritet të sjellin një tjetër zhvillim konkret në funksion të arsimit dhe mirëqenies së banorëve.


