Ka nisur sot procesi i veshjes me gurë i argjinaturës së çarë të Lumit Devoll, një ndërhyrje e rëndësishme që synon përforcimin dhe rikthimin e sigurisë përgjatë shtratit të lumit.
Punimet shënojnë drejt finalizimit një proces të gjatë dhe të vështirë, i cili u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në terren. Autoritetet vlerësojnë kontributin e të gjithë faktorëve që ndihmuan në realizimin e kësaj ndërhyrjeje jetike për zonën.
Një falënderim i veçantë u është drejtuar bizneseve private, të cilat kontribuuan pa asnjë interes financiar, duke treguar përgjegjësi dhe solidaritet në mbështetje të komunitetit.
Ndërhyrja në argjinaturë pritet të përmirësojë ndjeshëm mbrojtjen nga rreziku i përmbytjeve dhe të garantojë siguri më të madhe për banorët dhe tokat përreth Lumit Devoll.


