Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë, pas ndërprerjes së përkohshme për shkak të reshjeve të shiut.
Strukturat e bashkisë janë rikthyer në terren për të garantuar respektimin e rregullave dhe kthimin e hapësirave publike në shërbim të banorëve.
Ky aksion i vazhdueshëm synon përmirësimin e cilësisë së jetesës, rritjen e sigurisë dhe krijimin e një mjedisi më të rregullt e të aksesueshëm për të gjithë.


