Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    Aktualitet December 31, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë orëve të mesnatës, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet të ulët, të shoqëruara me temperatura të ulëta që kanë zbritur deri në -7 gradë Celsius. Pavarësisht kushteve dimërore, situata në akset rrugore paraqitet e qëndrueshme dhe pa problematika.

    Në aksin kryesor Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Dogana Kapshticë, janë regjistruar reshje të pakta bore. Gjatë natës është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, ndërsa aktualisht aksi është plotësisht i kalueshëm.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Reshje dëbore janë shënuar edhe në akset Zëmblak – Goricë dhe Korçë – Ersekë, ku ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi vijon normal, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

    Në segmentet Kthesa e Boboshticës – Dardhë, Lapidar Podgorie – Podgorie – Liqenas, janë regjistruar reshje të lehta bore dhe temperatura të ulëta. Kriposja e këtyre segmenteve ka nisur që prej orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa qarkullimi rekomandohet me goma dimërore.

    Gjatë natës, reshje të lehta dëbore janë shënuar edhe në akset Libonik – Rëmbec – Plasë dhe Korçë – Voskopojë. Janë kryer punime për pastrim dhe kriposje, pa u raportuar probleme, ndërsa qarkullimi vijon normal.

    Situatë e ngjashme paraqitet edhe në aksin Ersekë – Leskovik, ku janë kryer pastrimet dhe kriposjet e nevojshme.

    Reshje të imta dëbore dhe temperatura të ulëta janë shënuar edhe në segmentin Maliq – Lozhan – Popçisht – Moglicë, ku ekipet kanë punuar për pastrimin e trupit të rrugës dhe kriposjen.

    Autoritetet bëjnë me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë për mirëmbajtjen dimërore, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Dinastia e marangozëve korçarë Pelteku

    April 28, 2024

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.