Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Shëndeti i enëve të gjakut shton 13 vite jetë pa demencë

    August 10, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, mesazhi i nënës para ceremonisë së varrimit

    August 10, 2026

    Humb jetën 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit, ra nga pedaloni

    August 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Naum Mara ironizon Sotiraq Filon: Vuan nga Sindroma e Mashtruesit

    Korçë August 10, 2026
    Naum Mara ironizon Sotiraq Filon: Vuan nga Sindroma e Mashtruesit
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Publicisti Naum Mara ka ironizuar ashpër kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo, duke e akuzuar atë se vuan nga Sindroma e Mashtruesit dhe duke e krahasuar qasjen e tij ndaj eventeve të qytetit me atë të një iluzionisti.

    Përmes një reagimi publik, Mara thekson se gjatë 5-6 javëve të fundit ka vënë re një tendencë të bashkisë për t’i cilësuar si magjike të gjitha veprimtaritë artistike në qytet. Ai përmend organizime të tilla si Karnavalet e Beharit, shfaqjet e festivalit MIK dhe Festivalin e orkestrave frymore, të cilat sipas tij, i kanë dhënë kryebashkiakut një status të pamerituar, madje duke u vlerësuar edhe nga Ministria e Turizmit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kontrasti mes festave dhe realitetit në Korçë

    Duke përdorur nota të forta sarkazme, Mara bën një kontrast mes kësaj atmosfere festive dhe realitetit të përditshëm të qytetarëve. Ai shprehet se ndërkohë që mbrëmjet shiten si magjike për turistët dhe banorët, një pjesë e korçarëve detyrohen të shkojnë në mëngjes në qytetin e Kosturit për të blerë kungulleshka, për t’u kthyer më pas me nxitim që të mos humbasin atmosferën e krijuar në qytetin e tyre.

    Në shkrimin e tij, Mara kujton se Korça nuk ka pasur ndonjë traditë të madhe në këtë fushë, duke përmendur emra të njohur si Stavri Deliani, i njohur si Stavri Magjistari, apo Di Lana. Ai ironizon edhe me mimikën e kryebashkiakut, duke thënë se qëndrimi me gojë hapur ngjan me një truk ku mund të hyjë një mizë dhe të dalë një pëllumb.

    Ironia me Festën e Birrës dhe Polin e Eventeve

    Në prag të Festës së Birrës, ironia e Marës thellohet më tej. Ai i referohet deklaratave të nënkryetares së Bashkisë për Polin e Eventeve, duke shtuar me shaka se magjia e kësaj feste do të jetë aq e madhe saqë pjesëmarrësit mund të pinë sasi të mëdha birre pa pasur as probleme me urinimin, pasi çdo gjë do të asimilohet. Në mbyllje, ai krahason kryebashkiakun me iluzionistin e famshëm David Koperfild, duke theksuar se Korça tashmë ka gjetur magjistarin e saj të madh.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Bashkia Korçë Festa e Birrës kryesore Naum Mara slide Sotiraq Filo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, mesazhi i nënës para ceremonisë së varrimit

    August 10, 2026

    Humb jetën 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit, ra nga pedaloni

    August 10, 2026

    Vrasja e Joan Zukos në Korçë, nëna njofton datën e lamtumirës

    August 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Shëndeti i enëve të gjakut shton 13 vite jetë pa demencë

    August 10, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, mesazhi i nënës para ceremonisë së varrimit

    August 10, 2026

    Humb jetën 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit, ra nga pedaloni

    August 10, 2026

    Naum Mara ironizon Sotiraq Filon: Vuan nga Sindroma e Mashtruesit

    August 10, 2026

    Apel për 30-vjeçarin Vasil Çifligu me sëmundje të rrallë

    August 10, 2026

    Vrasja e Joan Zukos në Korçë, nëna njofton datën e lamtumirës

    August 10, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, mesazhi i nënës para ceremonisë së varrimit

    August 10, 2026

    Humb jetën 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit, ra nga pedaloni

    August 10, 2026

    Naum Mara ironizon Sotiraq Filon: Vuan nga Sindroma e Mashtruesit

    August 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.