Mijëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën mbrëmjen e 14 gushtit në Polin e Eventeve në Drenovë për të ndjekur natën e tretë të Festës së Birrës në Korçë.
Muzikë dhe pjesëmarrje masive në Drenovë
Në skenën e këtij aktiviteti performuan disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. Mbrëmja u shoqërua me muzikë e ritëm nga artistët Aurela Gaçe, Ledri Vula dhe Devis Xherahu.
Festimet në Drenovë mblodhën sërish një numër të madh pjesëmarrësish, duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë pranishmit në këtë ngjarje tradicionale të qarkut.


