Një turist amerikan 30 vjeç ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja gjatë një ekskursioni në malin Etna, në rajonin e Siçilisë në Itali.
Detajet e ngjarjes gjatë stuhisë në vullkan
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në një zonë të kufizuar të vullkanit, në kohën kur territori po përballej me një stuhi. Sipas raportimeve nga mediat italiane, i riu u gjet rreth orës 20:00 në gjendje arresti kardiak nga ekipet e emergjencës që ndërhynë në zonë.
Pas ndihmës së parë mjekësore të dhënë në vendngjarje, i riu u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitalit Cannizzaro në Katania. Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, ai u shpall i vdekur pak çaste pas mbërritjes në spital, ndërkohë që autoritetet italiane nuk e kanë bërë ende publik identitetin e viktimës.


