Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, konkretisht në segmentin e Qafë Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dy të lënduar.
Sipas të dhënave të para, të dyja mjetet po udhëtonin në drejtime të kundërta, kur humbja e kontrollit nga njëri prej mjeteve ka sjellë përplasjen me makinën që po vinte përballë. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të lënduara dy vajza, të cilat fatmirësisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduarat janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Pogradecit ku po kryejnë kontrollet e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i policisë, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.


