Një aksident rrugor ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, nga goditja mes mjeteve janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes.


