Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:40, në zonën juglindore të Pogradecit.
Sipas të dhënave nga platformat e monitorimit sizmik, epiqendra e kësaj lëkundjeje është lokalizuar rreth 18 kilometra në juglindje të Pogradecit, me një thellësi prej 15 kilometrash.
Lëkundja është ndjerë gjithashtu nga banorët në Korçë, si dhe në qytetet fqinje të Strugës dhe Ohrit, ku qytetarët kanë raportuar ndjeshmërinë e tërmetit.


