Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Prona në Palasë: ASHK çon dosjen në SPAK për dyshime falsifikimi

    September 8, 2026

    Tërmet me magnitudë 3.9 në juglindje të Pogradecit

    September 8, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Prona në Palasë: ASHK çon dosjen në SPAK për dyshime falsifikimi

    Aktualitet September 8, 2026
    Prona në Palasë: ASHK çon dosjen në SPAK për dyshime falsifikimi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) i është drejtuar Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në vitin 2025 me dokumentacionin përkatës për pronën në Palasë, ku lindi konflikti i armatosur mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, pas dyshimeve të arsyeshme për falsifikim të titullit të pronësisë.

    Sqarimi i ASHK-së për lejet dhe titujt e pronësisë

    Në një reagim zyrtar, ASHK ka sqaruar se subjekti “Delta” sh.a., në pronësi të Luan Muçës, ka depozituar gjatë viteve 2019, 2020 dhe 2021 dokumentacion ligjor për disa tituj pronësie të fituar përmes kontratave të shitblerjes. Origjina e këtyre titujve lidhet me vendime të ish-komisioneve të kthimit të pronave, vendime gjykate dhe AMTP. Më datë 24 korrik 2024, për këtë subjekt është regjistruar leja e ndërtimit për resortin “Delta Falaise resort & village, zona 1”, e cila sipas kadastrës është e vetmja leje e regjistruar deri më sot lidhur me këtë çështje.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Dyshimet për falsifikim dhe kalimi i dosjes në SPAK

    Sa i përket pretendimeve të palës tjetër të përfshirë në konflikt, ASHK bën me dije se nuk është paraqitur kërkesë dhe nuk është lëshuar vërtetim pronësie në emër të biznesmenit Vasil Bedinaj. Megjithatë, në korrik të vitit 2024 është lëshuar një vërtetim pronësie në emër të një individi tjetër, mbi bazën e një vendimi të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Gjatë verifikimeve administrative, institucioni ka ngritur dyshime për falsifikim të mundshëm të këtij titulli dhe ia ka përcjellë materialet SPAK-ut për hetim të mëtejshëm. ASHK sqaron gjithashtu se Zona Kadastrale nr. 1739, ku përfshihet hapësira mes Drimadhës dhe Palasës, pritet të përfundojë procesin e regjistrimit fillestar brenda vitit 2027.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    ASHK Luan Muça Palasë Spak
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Tërmet me magnitudë 3.9 në juglindje të Pogradecit

    September 8, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026

    Konflikti në Palasë, Curri: Fshihet një person i tretë

    September 8, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Prona në Palasë: ASHK çon dosjen në SPAK për dyshime falsifikimi

    September 8, 2026

    Tërmet me magnitudë 3.9 në juglindje të Pogradecit

    September 8, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026

    Konflikti në Palasë, Curri: Fshihet një person i tretë

    September 8, 2026

    Trump dërgon emisarët në Moskë e Kiev për negociatat e paqes

    September 8, 2026

    Marrëveshja në Gazë: Kosova anëtarësohet zyrtarisht në ISF

    September 8, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Tërmet me magnitudë 3.9 në juglindje të Pogradecit

    September 8, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026

    Skënderbeu pret Tiranën në Korçë, zbardhet orari i ndeshjes

    September 7, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.