Përplasja e armatosur e regjistruar pak ditë më parë në Palasë mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj ka në prapaskenë një person të tretë që ende nuk është bërë publik, sipas analistit Arjan Curri.
Prapaskenat e përplasjes mes biznesmenëve
I ftuar në emisionin Top Story, Curri theksoi se konflikti mbi pronën nuk lidhet me dokumentacionin ligjor, por paraqet një demonstrim force mes palëve.
Në analizën e tij lidhur me ngjarjen, analisti u shpreh: “Është i një i fortë tjetër që nuk ka dalë në skenë dhe përdor një prestanome për ta bërë të mundur të fortin e Deltës… Ju mendoni se Muça mendonte se do takonte Vasillaqin me 20 veta pas?! Nuk është nis për ta takuar Vasillaqin por një tjetër. Ka përplasje të fortësh, kjo është histori muskujsh dhe jo letrash. Duhet gjetur kush është tjetri i forti pas kësaj historie”.


