Mbrojtësi Amir Rrahmani ka vendosur të largohet nga përfaqësuesja e Kosovës pas 10 vitesh angazhim me Dardanët. Sipas deklaratës së tij, ky vendim lidhet drejtpërdrejt me drejtuesit e sotëm të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kritikat ndaj drejtuesve të FFK-së dhe arsyet e largimit
Përmes një mesazhi publik drejtuar sportdashësve, kapiteni i Kosovës ka bërë me dije vendimin për të mos grumbulluar më me përfaqësuesen nën drejtimin e kryesisë aktuale: “Tifozë të vërtetë të Kosovës. Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilët 7 vite si kapite ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual”.
Lojtari ka nënvizuar se kjo masë vjen pas një periudhe të gjatë mospërmirësimi të kushteve dhe mungesës së reagimit institucional: “Për shkak të shumë faktorëve, kundërshtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat tona, situata ka mbetur pa përmirësim për shumë vite”.


