Kandidatja për kryetare bashkie në qytetin e Korçës, Ledina Alolli, vazhdon me takimet elektorale.
E gjendur mes banorëve të Bulgarecit ajo premton se do u gjejë atyre hapësirën që ata të shprehen dhe të kërkojnë. “Banorët e Bulgarecit do të kenë për qëllim të punojnë tokën dhe të marrin prodhimin e parashikuar,”– premton ajo.
Gjithashtu shprehet se do të kujdesen që prodhimi të ndjekë zinxhirin e tregtimit dhe të kthehet në fitim dhe interes për ta.


