Një grua ka plagosur me thikë burrin e saj në Paskuqan pas një konflikti të çastit. Si pasojë 25-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë dëshmisë së saj në Polici gruaja ka deklaruar se bashkëshorti i saj është shprehur se do të votonte për Partinë Demokratike, ndërkohë që prej disa ditësh i kishte kërkuar që të mos votonte fare. Për shkak të agravimit të situatës dhe përdorimit të fjalëve fyese nga ana e bashkëshoritit të saj gruaja është shprehur se është ndjerë e kërcënuar ndaj dhe e ka goditur me thikë.


