Ka qenë data 21 maj 2023 kur në Komisariatin e Policisë Kolonjës është paraqitur shtetasi R.K. 45 vjeç, banues në fshatin Gozhdarazhdë, Kolonjë, i cili deklaroi se motra e tij është larguar nga banesa më 20.05.2023.
Mimoza Kristo, 49 vjeçarja e sëmurë vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e vëllait të saj në drejtim të paditur.
Nga ana e Policisë u punua për gjetjen e saj, por vetëm pak minuta më parë mësohet se Mimoza u gjend e pajetë.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 49 vjeçares.


