Titulli ; Studentët duhet të njohin Shqipërinë dhe mrekullitë natyrore të saj
“Biodiversiteti fillon në të kaluarën e largët dhe na tregon të ardhmen” – thotë Frans Lanting
Në kuadër të Ditës Botërore të Biodiversitetit (22 Maj) dhe Ditës Evropiane të Parqeve (24 Maj) studentët e departamentit të Biologji – Kimisë dhe departamentit të Shkencave Sociale, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO , ishin fokusi i “Iniciativës Lokale për ruajtjen e Biodiversitetit në Rajonin Ohër-Prespë” – i ndërmarrë nga Korça Alpin, dhe i mbështetur nga Shoqata Une, Gruaja ” në kuadër të projektit “Aktorët lokalë dhe ndërkufitarë punojnë së bashku në mbrojtjen e mjedisit të rajonit Prespë-Ohër” mbështetur nga Prespa Ohrid Nature Trust – PONT .
Me pjesëmarrjen e Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë , sot pas një ecje të nisur nga fshati i Trenit,duke kalur mes Kalasë së Trajanit, fshatit Buzëliqen (Zagradec), me destinacion final Shpellën e Trenit.
Përveç peizazhit piktoresk, ajrit të pastër, qetësisë së natyrës, rreth 40 studentë u njohën me vlerat historike, kulturore dhe natyrore të Prespës së Vogël dhe Parkut Kombëtar “Prespë”.
Bashkëbisedimi me studentët përcolli thirrjen për të njohur dhe mbrojtur vlerat natyrore e kulturore, të kujdesemi për biodiversitetin dhe të ndërgjegjësohemi për një mjedis më të pastër, si kushti i vetëm për mirëqënien tonë.


