Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    5 arsye pse duhet vizituar Korça

    Korçë June 15, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Qyteti i serenatave”, “djepi i kulturës”, “Parisi i vogël”… këto janë disa nga etiketimet për Korçën, që për të thënë të vërtetën, i rrinë për shtat.

    Padyshim një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë juglindore, si për nga kultura, po ashtu edhe për nga zhvillimi apo turizmit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Me një atmosferë të këndshme e hera-herës thuajse aristokrate, Korça arrin të bëjë për vete të gjithë vizitorët vendas apo të huaj. Ajo tërheq jo vetëm për qendrën e saj, por edhe për rrethinat.

    Më poshtë rendisim gjërat më interesante të Korçës dhe arsyet pse duhet të vizitoni.

    Pazari i vjetër i Korçës

    Pazari i Vjetër është padyshim lagja më e bukur në qytetin e Korçës. Rrugët e ngushta me kalldrëm, ndërtesat e bukura që ruajnë një arkitekturë unike, kafenetë që gjallojnë si në verë ashtu edhe në dimër krijojnë një panoramë fantastike. E sigurisht si mund të largohesh nga Korça pa shijuar një kafe në “qoshkën e Pazarit” që i jep edhe ngjashmëritë me Parisin.

    Bulevardi “Republika“

    Aktiviteti i rradhës është sigurisht një shëtitje në bulevardin kryesor të qytetit. Bulevardi Republika, përgjatë gjithë gjatësisë së tij, shoqërohet me ndërtesa me një arkitekturë mjaft të bukur, paksa më ndryshe se ajo e zakonshmja në Shqipëri. Sigurisht edhe baret, restorantet dhe pub-et nuk mund të mungojnë. Kjo pjesë e qytetit sjell një ndjesi paksa më moderne.

    Sidoqoftë atmosfera e qytetit është ajo që e bën më ndryshe se një bulevard të zakonshëm pasi korçarët dinë ta bëjnë festive çdo mbrëmje apo pasdite të shëtitjeve.

    Dëshmitë e zanafillës së shkollës shqipe

    Gjatë shëtitjes nëpër qytet do të ndesheni patjetër me Mësonjëtoren. Shkolla e parë laike shqiptare tashmë e kthyer në një muze dhe simbol të qytetit të Korçës. U hap më 7 Mars 1887 me kontributin e figurave të shquara si Naim dhe Sami Frashëri.

    E rikonstruktuar dhe hapur si muze, edhe sot ajo qëndron krenare për të dëshmuar historinë e arsimit shqiptar.

    Katedralja më e madhe në Shqipëri

    Padyshim që një pikë tjetër shumë interesante në Korçë është edhe Katedralja Ringjallja e Krishtit. Përveçse është katedralja më e madhe në Shqipëri, është edhe një simbol për rikthimin e lirisë fetare pas komunizmit. Ndërtimi i kësaj katedraleje nisi në vitin 1994 mbi themelet e një kishe të rrëzuar nga regjimi diktatorial.

    Ushqimi

    Së fundmi, duhet përmendur patjetër edhe mundësia për të shijuar kulinarinë. Zona e Korçës njihet për gatimet tradicionale dhe gjithnjë ka qenë një destinacion mjaft i dashur për të gjithë ata që kërkojnë një eksperiencë fantastike kulinarie.

    Vizitoni Korçën dhe do të keni mundësi të provoni ushqime si: lakrori në saç, kërnackat, petullat e fshira dhe perimet e stinës. Me siguri do t’ju kemi hapur oreksin!

    Përveç ushqimit, Korça ka diçka edhe për pijedashësit me birrën që mban të njejtin emër apo rakitë e ndryshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.