Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Korça mes potencialit prodhues dhe peshës së administratës

    September 3, 2026

    Pensionistët në Korçë vuajnë rritjen e çmimeve

    September 3, 2026

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen nga detyra

    September 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Luarasi, sofra e parë e Kolonjës

    Kolonjë June 23, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fshati Luaras njihet si një nga fshatrat më të shquar të trevës së Kolonjës, me gjenezë e rrënjë të shtrira thellë në lashtësi.

    Gjurmët më të hershme i perkasin epokës së Neolitit të përfaqësuara nga kultura materiale e zbuluar në vendbanimin e Gurit të Ninës. Me dhjetra gjurmë ilire ndodhen mbi shpatet veriore të tij në lagjen Zizkollarë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Mbështetur mbi materialet e gjetura mendojmë se shek. XIV para Krishtit shënon një kufi të pranueshëm për fillimin e ndërtimit të tumës në Luaras” ka shkruar arkeologu Skënder Aliu.

    Prova të tjera janë platforma me varre në sheshin e Pradellës, varri monumental në vendin e quajtur ‘’Lisi i Madh’’, dy kalatë: njëra te Shkëmbi i Madh e tjetra te Guri i Ninës, dhe qindra objekte muzeale me vlera të rralla.

    Ndër shekuj Luarasi u shkatërrua disa herë dhe disa lagje të tij mbetën të shkreta.

    “Historia e Luarasit është e mbushur me ngjarje tragjike shkatërrimesh e plaçkitjesh nga pushtimet e huaja që lanë kudo gërmadha fshatrash si Valanji, Kisha e Keqe, Arat e Zeza, Qyteza e Vjetër, Lisi i Madh, Perasi, Përrenjasi, Petranji, Haskaj. Një pjesë kaptuan malet e Pindit e arrinë në Maqedoni ku ngrehën shtëpi të ra nëpër fshatra ku banonin të tjerë shqiptarë, si në Negovan, Bellkamen, Lehovë, Ellovenë e Sipërme, Sllovë, Pleshovicë e tjera katunde rreth Follorinës e Manastirit.

    Në shekullin XIX Luarasi përmendet si fshati më i rëndësishëm i krahinës së Kolonjës, si “sofra e parë kolonjare”, për rangun e ofiqarëve të Perandorisë Otomane, me dy oxhaqet e lidhura ngushtë me Portën e Lartë të Stambollit, të përfaqësuara nga Xhafer Beu i Shkëmbit dhe Mehmet Be Alltëni.

    Në fund të shekullit XIX Luarasi kishte mbi 200 shtëpi të shpërndara në 10 mëhalla, ortodokse e myslimane të emërtuara: Mal, Kostallarë, Penkollarë, Pepillarë, Priftanj,Frëngjas, Mujollarë, Gurakë, Ziskollarë e Matorukë.Banorët e tij dalloheshin për tolerancën fetare, traditat dhe nivelin kulturor që pasqyrohej në aktivitetet e ndryshme që zhvilloheshin me rastin e festave fetare e familjare ku shpaloseshin kostumet popullore, këngët, vallet dhe zakonet e moçme. Përfaqësuesit e tyre të shquar Petro Nini Kostallari-Luarasi, Kristo Papa Stefan – Luarasi e dhjetra të tjerë u dalluan në veprimtaritë atdhetare brenda e jashtë vendit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Ersekë, vihet në pranga 75-vjeçari për zjarrvënie të qëllimshme

    September 2, 2026

    Ndryshimi i arkitekturës në Korçë gjatë viteve ’60-’70

    September 2, 2026

    Markata e Shijes në Korçë: Pse dështoi tregu

    September 2, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Korça mes potencialit prodhues dhe peshës së administratës

    September 3, 2026

    Pensionistët në Korçë vuajnë rritjen e çmimeve

    September 3, 2026

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen nga detyra

    September 3, 2026

    Kriza në Kosovë, Avenir Peka fajëson opozitën për bllokimin

    September 3, 2026

    Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Kosova po shkon në zgjedhje

    September 3, 2026

    Bllokimi i pagave të drejtësisë nga Thesari dhe debati ligjor

    September 3, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Korça mes potencialit prodhues dhe peshës së administratës

    September 3, 2026

    Pensionistët në Korçë vuajnë rritjen e çmimeve

    September 3, 2026

    Ersekë, vihet në pranga 75-vjeçari për zjarrvënie të qëllimshme

    September 2, 2026
    Më të klikuarat

    Klajdi Demko, njihuni me djalin korçar – drejtor i kovergjencës dhe kohezionit

    April 17, 2025

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026

    Ardit Konomi vlerësohet për përvojën dhe integritetin në Korçë

    August 29, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.