Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korça, qyteti i arsimit, pa universitet

    Uncategorized June 25, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nëse ka një gjë për të cilën emri i Korçës është shkruajtur me të arta në historinë e vendit tonë, është hapja e Mësenjtores së Parë Shqipe. Ishte 7 Marsi i 1887. Tashmë në 2023, pas një shekulli e 3 dekadash, ka një tjetër mundësi për të hyrë në histori, si qyteti pa universitet. Sigurisht godina do të ekzsitojë në formën e vet dhe fatmirësisht duke ruajtur emrin “Fan S. Noli”, por kurrë e njëjtë, e redektuar dhe e varur nga Universiteti i Tiranës.

    Drita jeshile për nisjen e proçedurës drejt “shkrirjes” është dhënë nga Senati, ndërsa rektori i Universitetit, Dhimitri Bello tha se vendimi nuk ka ardhur për mungesë financash, por në kuadër të politikave që bëhen në komisionin e orientimit të politikave të arsimit të lartë, duke synuar një fuqizim nëpërmjet intergrimit në institucione më të mëdha. Sipas tij, ky vendim i cili pritet të finalizohet më e pakta brenda një viti, do të dyfishojë numrin e studentëve dhe do të sjellë programe të reja. Pas hartimit të një strategjie afatgjatë, ajo kalon në Rektoratin dhe Bordet e Universitetit të Tiranës, e më tej në vjeshtë në Ministri e Këshillin e Ministrave, ku do të vendoset fati i universitetit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Edhe pse sipas rektorit, votimi në Senat ishte unanim, në fakt të shumta kanë qenë reagimet që e kundërshtojnë këtë vendim, mes të cilëve ish-pedagogë, ish-studentë, e qytetarë të ndryshëm të Korçës. I pari që reagoi, ishte Ministri Niko Peleshi. Nga e pozita e një qytetari, ai kërkoi edhe një përpjekje për ta reformuar, e për të marrë disa nisma të reja, që do të mundësojnë mbajtjen studentëve dhe ofrimin e një edukimi sa më cilësor e që përmbush nevojat e shoqërisë.

    “Arsimi është një shërbim publik dhe si i tillë nuk mund të lihet në dorën e tregut”, është shprehur Peleshi, ndërsa Bello iu kundërpërgjigj në distancë se “shkrirja” është një përpjekje për të luftuar mbylljen.

    Në fakt ardhja e Universitetit “Fan S. Noli” në këtë ditë, ishte një kronikë e paralajmëruar. Prej vitesh kishte filluar rënia e numrit të studentëve dhe mbyllja e programve, por mesa duket askush nuk e kishte vënë “ujin në zjarr” për të gjetur politika e zgjidhje të reja që luftonin problemin e largimit, braktisjes e më tej mbylljes. Sot me një vendim të papritur, të hedhur si rrufeja në një qiell pa re, ra edhe lajmi i “shkrirjes” së universitetit, që për mbi të gjitha është një ‘besëshkelje’ mbi ata rilindas e arsimtar që ngritën emrin e këtij qyteti. Duket si ironi fati, që Korça e shquar dhe e spikatur për arsimin, tashmë është e para që braktis përpjekjet për të mbajtur ndezur ‘zjarrin në vatër’.

    Fillimet e arsimit të lartë në Korçë datojnë që prej vitit 1968, me hapjen e  Institutit Pedagogjik 2-vjeçar, fillimisht me dy degë dhe më vonë me 4. Më 15 qershor 1971, me vendim të Këshillit të Ministrave, u hap Instituti i Lartë Bujqësor i Korçës, i cili u fuqizua me kalimin e kohës dhe më 7 janar 1992, mbi bazën e tij, u hap Universiteti i Korçës, me tre fakultete: i Bujqësisë, i Mësuesisë dhe i Ekonomikut. Në vitin 1994 iu dha emri “Fan S. Noli” dhe iu shtua Shkolla e Lartë e Infermierisë. Aktualisht ka 4 fakultete dhe studiojnë 3000 studentë. E ardhmja për të mbetet e panjohur!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.