Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Zhburrërohet Edmond Spaho, nxjerr gruan për t’u përballur me Demalianj

    Politikë June 30, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sherri mes Edmond Spahos dhe Ilir Demaliajt ka marrë mbrëmë një kthesë të papritur. Befas Edmond Spaho është tërhequr duke nxjerrë gruan e tij në fushën e betejës.

    Zhburrërimi i Spahos ka ardhur pas pretendimit të Demaliajt se Spaho ka një dashnore në Maliq, të cilës i paguan dhe kredinë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Një ditë pas këtij pretendimi ka ardhur dhe reagimi u bashkëshortes së Spahos, Egla Spaho, e cila është mjeke në QSUT. Ajo tregon për shkruan e saj dhe tregon për dashurinë e madhe për Mondin. Por ajo çka bie në sy është se statusin e shkruan vet deputeti Spaho, pasi vërehet dora dhe stili i tij. Me këtë lëvizje Spaho shpall kapitullimin dhe jep mesazhin se raporti i tij me bashkëshorten nuk lëkundet nga historia e pretenduar e Demaliajt.

    Ja çfarë ka shkruar Egla Spaho në faqen e facebook të burrit të saj;

    Mirëmbrëma Ilir Demalia!

    Bashkë nuk njihemi. Në fakt të kam parë që del në TV.

    Unë jam mjeke dhe rrallë përzihem me politikën. Lexova nxitimthi ç’kishe shkruar për bashkëshortin tim, Edmond Spaho, ashtu rrëmujshëm, dhe në fund erdhi surpriza.

    M’u duke ekzakt si skenarët e filmave dhe librave të kohës së komunizmit, ku spiuni i lagjes të bënte imoral, me shkelje të renda të sjelljes etj. se kështu e donte partia.

    E kam jetuar atë kohë, madje kam qenë e transferuar në rrethe. Familja ime ka qenë e kontrolluar dhe e survejuar nga sigurimi. Fatkeqësisht, për rregullat e komunizmit, ne ishim familje me nënë të huaj, bullgare. Nëna ime nuk i pa kurrë të afërmit e saj derisa vdiq. Kjo na e ka shtuar urrejtjen për sigurimin dhe komunizmin. Ne si familje kemi vuajtur kaq shumë sa kurrë nuk do na shuhet urrejtja për ju. Halla ime u vra në luftë për çlirimin e Shqipërisë, vajzë naive, 18 vjeçare por ju na luftuat si te ishim kriminelë.

    Nuk më shqetësove fare me lajmin qe më dhe. E di pse? Sepse aq vite jetë, vështirësi që kemi kaluar bashkë me Edmondin, nuk i çbejnë shumë burra bashkë.Të bësh shpifje aq të ulëta, në këtë nivel, i bënin vetëm spiunët që ndanin familje të tëra në kohën e komunizmit.

    Po ti mendon se po të kishte një gram të vërtetë do ta gjeje ti nga Amerika?E di çfarë? Po te jap një shans. Më gjej në fillim ato pronat që paskemi në Pogradec e në Korçë, pastaj flasim për E-në.

    Dhe një fjalë për ju komentuesit histerikë që fërkuat duart. Në këtë histori vlen proverbi popullor “një budalla hedh një gur në lumë, e 100 të mençur se nxjerrin dot”.

    Ah më falni që s’u prezantova. Jam bashkëshortja e Edmond Spahos.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.