Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    A do të arrestohet skuthi Ilirjan Celebashi për krime të rënda zgjedhore e financiare?

    Politikë May 19, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Faktet e dështimit elektronik, prej korrupsionit dhe mos veprimet e qëllimshme, që bëjnë përgjegjës penal vetëm kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ata që ai u dha miliardat pa tenderMë 14 maj, Ilirjan Celibashi dështoi për shkak të paaftësisë organizuese, të pazareve me partinë në pushtet, korrupsionit me fondet e zgjedhjeve e shkeljes së hapur të ligjit, duke krijuar kaos, pasaktësi, vonesa e terren të plotë për abuzime me votat.

    Vetë kryeministri Edi Rama, fituesi i zgjedhjeve lokale në masën 90%, gjatë procesit të votimit e cilësoi “dështak ekzemplar” Ilirjan Celibashin, ndërsa në fund të votimeve, deklaroi se PS dhe qeveria do mbajnë qëndrim të ashpër ndaj tij.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nuk e dimë, nëse kërcënimi i Bablokut ndaj Celibashit është show, ngaqë siç flitet, “dështimi” elektronik ishte marrëveshje mes tyre; ose do t’i kërkojë vërtetë dorëheqjen, apo nëpërmjet Taulant Ballës do fillojë procesin e shkarkimit të tij.

    Por edhe nëse Babloku e shkarkon apo nuk e shkarkon, SPAK duhet të firmos arrestimin e Ilirjan Celibashit, për krime të rënda zgjedhore të bëra me qëllim, dhe pasoja të shkaktuara prej korrupsionit të tij me fondet financiare të zgjedhjeve.

    Sepse abuzimet e tij, në Kodin Penal parashikohen si shkelje të dënueshme e krime zgjedhore, me pasojë shkatërrim, deformim e pengim të zgjedhjeve dhe korrupsion; konkretisht këto fakte penale, që bëjnë përgjegjës kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashi:

    • Në 30% të qendrave të votimit, pajisjet e identifikimit ishin jashtë funksionit që në nisje të procesit, ndërsa Celibashi urdhëroi zëvendësimin e tyre pas 3 orësh, duke bllokuar votimin.
    • Në 550 qendra në Elbasan, Kamzë e Vorë ku procesi ishte elektronik, pas 3 orësh bllokim, Ilirjan Celibashi urdhëroi votimin manual.- Në 630 qendra votimi në Fier, Korcë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër, për shkak se pajisjet ishin jashtë funksionit, votimi nisi me 2 orë vonesë.
    • Për blerje dhe instalim të sistemit elektronik, KQZ ka paguar 37 milionë USD me TVSH në total; ose sipas ekspertëve, 40% më shumë se kostoja reale e tregut dhe pa tender.
    • Me video, u panë punonjësit e KQZ pas përfundimit të votimit, duke hedhur si hekurishte në kamionë, pajisjet elektronike 23 milionë Euro; që siç duket do blihen të reja më 2025-ën.

    Vlera totale e shërbimit elektronik ishte 37 milionë USD me TVSH, por Ilirjan Celibashi ka bërë edhe 3.5 milionë Euro shpenzime fiktive pa tender, konkretisht:

    • Pagesë 864 milionë lekë shtesë, për modulet e modernizmit shërbimeve të KQZ, dhënë firmës “INTELISOFT Sh.p.k”.- Pagesë 490 milionë lekë shtesë, blerje materiale ndihmëse për përgatitjen e kamerave në qendrat e  votimit, dhënë firmës “R&T Sh.p.k”.
    • Pagesë 210 milionë lekë shtesë, për administrim-menaxhimin e të dhënave të informacionit parazgjedhur dhe rezultatet e zgjedhjeve, dhënë firmës “R&T Sh.p.k”.
    • Pagesë 1.4 milionë Euro shtesë, për sistemin e regjistrimit të procesit të numërimit të votave dhe transmetimit në kohë reale në KQZ, dhënë firmës “R&T Sh.p.k”.
    • Pagesë 93 milionë lekë shtesë, për Logjistikë&Soft për pajisjen e identifikimit elektronik, dhënë firmës  holandeze “Smartmatic International Holding B.V”.
    • Pagesë 875 milionë lekë shtesë, për pajisje elektronike zgjedhore dhe infrastrukturën “TIK” të  KQZ, dhënë firmës “S&T Albania Sh.p.k”.

    Pyetje:

    A do t’i hetojë SPAK këto prova kriminale të Ilirjan Celibashit me procesin zgjedhor të 14 Majit, apo do t’i lërë në heshtje, meqë është “ushtar” i Ramës, Berishës e Metës, njëkohësisht? 

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Thaçi flet nga Haga: Pres gjykim të paanshëm, falënderues ndaj Ramës

    September 11, 2026

    Radhë në Kapshticë drejt Greqisë nga sportelet e reduktuara

    September 10, 2026

    Bashkia Kolonjë krijon shoqërinë aksionere Green Kolonja

    September 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026

    Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord prej 621 milionë eurosh

    September 11, 2026

    Thaçi flet nga Haga: Pres gjykim të paanshëm, falënderues ndaj Ramës

    September 11, 2026

    Konsumoi helm minsh në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Radhë në Kapshticë drejt Greqisë nga sportelet e reduktuara

    September 10, 2026

    Bashkia Kolonjë krijon shoqërinë aksionere Green Kolonja

    September 10, 2026

    Kanabis në Kolonjë: Pranga çiftit pas hetimit disa javor

    September 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.