Muzeu Kombëtar i Arsimit është një vlerë identifikuese e Korçës arsimdashëse dhe njerëzve të saj që në breza kanë aspiruar progres. Ky muze është kthyer në një prej destinacioneve më të vizituara, e përgjatë këtij viti ka pritur 7000 vizitorë vendas dhe të huaj.
Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të perandorisë.
Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum dhe ndodhet në veri të bulevardit “Shën Gjergji”Në ambientet e muzeut janë të ekspozuara historia e shkrimit shqip dhe botime të shqipes.
Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908. Në këtë muze pasqyrohet historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi).Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi.


