Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Administratori Gusho: E arritëm objektivin, Pogradeci i sigurt për trepikëshin ndaj Apolonisë

    Aktualitet February 12, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas përfundimit të dy fazave të para të kampionatit të Kategorisë së Parë, Pogradeci u rendit në vendin e pestë me 31 pikë dhe golavarazh 19-25.

    Duke qenë si skuadër debutuese në të parën, ecuria e liqenorëve ka qenë mjaft e mirë, gjë të cilën për  Kolibri.al e konfirmoi administratori i Pogradecit, Kopi Gusho.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Pozicionimi në gjashtëshen e parë të renditjes, ishte objektivi ynë për dy fazat e para. Në përgjithësi, skuadra ka zhvilluar ndeshje të mira. Në disa përballje, si në fushën tonë ashtu dhe jashtë, na ka munguar fati, pasi do të kishim një renditje më të mirë.

    Gjithsesi, paraqitjen e skuadrës e konsideroj pozitive”, u shpreh fillimisht administratori i liqenorëve.

    Ndeshja me Apoloninë që u zhvillua në “Loni Papuçiu” dhe u mbyll në barazim pa gola, për administratorin Gusho skuadra realizoi atë që dëshironte, rezultatin pozitiv.

    “Ndaj Apolonisë ishte një ndeshje e vështirë, për vetë objektivat që kishin të dyja skuadrat për pozicionimin në renditje. Arritëm të merrnim rezultatin e duhur.

    Në përgjithësi, Pogradeci zhvilloi një ndeshje të mirë, duke e mos e vënë në dyshim marrjen e rezultatit pozitiv”, vijon më tej drejtuesi i klubit liqenor.

    Skema e paracaktuar e fazës së tretë i ka vënë sërish skuadrat përballë njëra-tjetrës, por kësaj radhe do të ndeshen në “Gjorgji Kyçyku”.

    “Ndeshjet e kësaj faze janë sa interesante dhe të rëndësishme. Nga java në javë, skuadra po tregon rritje në lojën e sajë. Kjo më bën optimist se Pogradeci do të shkojë te fitorja në duelin e së hënën ndaj Apolonisë”, mbyll komentin administratori Gusho.

    Në të dy përballjet e këtij kampionati, liqenorët kanë marrë një fitore dhe një barazim ndaj fierakëve. Në ndeshjen e zhvilluar për llogaritë e javës së 11-të, ka vendosur autogoli i shënuar në të 81-ën, nga Ndubuisi.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Apollonia djathtas kf pogradeci ndeshje pogradec Sport tre piksh
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025

    Anastas Janullatos, njeriu që ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

    November 4, 2025

    Ata që i dhanë zë Korçës për një shekull – Kujtesë për korin legjendar “Lira”

    November 4, 2025

    Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, në një vizitë zyrtare në Bashkinë e Korçës

    November 4, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Universiteti i Korçës sjell për herë të parë në Shqipëri modelimin e sektorit të bujqësisë

    November 3, 2025

    Nisin punimet në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë

    November 3, 2025

    Korça Open Air 2025 – Qielli mbi Korçë u mbush me adrenalinë dhe emocion

    November 3, 2025
    Më të klikuarat

    Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë

    October 30, 2025

    Pogradec-Korçë/Kontrolle dhe verifikime intensive, kundër zënies dhe shfytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave

    November 1, 2025

    Shkarkime në Policinë e Korçës pas ngjarjes në Devoll, largohet drejtori Erion Ahmeti, pezullohet zëvendësi Hajri Kushe

    November 1, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.