Skënderbeu ka përforcuar sulmin në limitet e merkatos. Korçarët siguruan shërbimet e Saleh Nasr, i cili vjen nga skuadra e Teutës.
Sulmuesi egjiptian realizoi tre gola me durrsakët në dy fazat e para të këtij sezoni, ndërsa tani do të jetë pjesë e juglindorëve.
Mësohet se Nasr është regjistruar në orët e mbërmjes të së premtes në FSHF dhe është i gatshëm për ndeshjet e radhës.
Afrim i rëndëdishëm për Skënderbeun, që aktualisht mban vendin e fundit në renditje dhe synon mbijetesën.