Nardi dhe Omeri nga Pogradeci, baba e bir, sot, në nisjen e muajit të Ramazanit u lutën dhe falën në xhami.
Omeri, 24 vjeç, pavarësisht problemeve me autizmin ka vendosur që të agjërojë dhe jetën tja dedikojë Zotit. Omeri tregon se ndihet mirë kur shokët e tij flasin fjalë të mira për të dhe e kanë shembull besimin e tij.
“Agjëroj këto ditë, ndihem shumë mirë. Ndonjëherë e kam si problem. Vjet e mbajta të gjithin. Me thone shokët qe ky agjeron, nuk e prish, është djalë shembullor, kesbtu thonë të gjithë. Unë lexoj vetem shqip, jo arabisht,” thotë Omer Yzo.
Nardi, i ati i Omerit tregon se e gjithë familja e tij agjëron, përfshi dhe djalin e tij të veçantë.
“Përgjithësisht ne agjerojme si familje, Omeri është djali i madh, është rreth 24 vjeç dhe familjarisht agjerojme sepse kështu janë familjet myslimane, edhe pse të vegjlit në moshë argjerojne formalisht, është edukate islame, bashkë me ne dhe Omeri argjëron. ”
Për një baba si Nardi, dora e Zotit ka qenë prezente edhe për shkak të zhvillimit që Omeri ka patur ndërkohë që njerëzit përreth çuditen kur shohin birin e tij të dedikuar ndaj besimit islam.
“Në çdo hap që shohim kemi ndihmën e Zotit, unë jam i kënaqur edhe pse më ka dhuruar Omeri, fëmija im i parë, qe e kam siç e kam, e falënderoj zotin për këtë.
U bën përshtypje sepse kur nuk argjerojne njerëz të shëndetshem 100%, kur shohin Omerin, kjo lloj kategorie merr këtë sakrificë, stonon në sytë e njerëzve dhe u bën përshtypje”, shprehet Nardi Yzo.
I riu me nevoja specifike, i cili është shembull edhe për bashkëmoshataret e tij ka një mesazh për të tjerët ndërkohë që tregon se do të besojë në Zot dhe mbajë agjërim deri në frymën e fundit.
“Të besojnë në Zot, ti luten Zotit, të bëjnë veprat e mira, do e mbaj përherë, deri në fund. Deri sa të kem jetë. Deri sa të jem gjallë“.
Shembulli i Nardit dhe Omerit është shembulli i një familje të shëndoshë, e cila kapërcen sfidat me besimin në Zot, pavarësisht problemeve shëndetësore