Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec ka ndodhur një aksident, ku për pasojë ka mbetur i plagosur kombësori.
Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
I plagosuri është dërguar spital për të marrë ndihmën mjekësore e ndërsa Polica po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ja deklarata e Policisë;
Maliq/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. T., ka përplasur këmbësorin Th. K., rreth 58 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


