Një prej mjeteve, që po udhëtonte në drejtim të Maliqit, ka tentuar të kalojë nga krahu i djathtë i rrugës nacionale në krahun tjetër, ku ndodhet një biznes privat. Kjo manovër ka sjellë përplasjen e dy mjeteve të tjera që po lëviznin pas automjetit tip BMW.
Nga aksidenti i trefishtë ka pasur vetëm dëme të shumta materiale, por fatmirësisht asnjë të plagosur.
Ky aks rrugor është problematik, pasi degëzimet e shumta dhe prania e bizneseve përgjatë rrugës shpeshherë bëhen shkak për aksidente.


