Një aksident ka ndodhur në fshatin Biranj të Korçs, ku është dëmtuar lehtë një pasagjere.
Dy makina janë përplasur, automjet tip BMW dhe Volkswagen.
Prokuroria ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për vepra të ndryshme penale
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 23 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Biranj, automjeti tip “BMW” që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. R. dhe për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që udhëtonte në automjetin tip “Volkswagen”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.