Aksident rrugor në aksin Korçë – Kolonjë, pranë fshatit Dvoran.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në anë të një kanali.
Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime ndërsa dyshohet se shkak ka qenë akulli në rrugë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.