Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 35 vjeç, banues në fshatin Lumalas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.
Automjeti tip “Volkswagen” i drejtuar prej tij u përplas me një mjet tip “Ford”, duke lënë të plagosur lehtë drejtuesin e këtij të fundit, shtetasin K. P., 23 vjeç.
Pas aksidentit, M. K. u largua nga vendngjarja, por u kap më vonë nga Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin M. K., 35 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
Automjeti tip “Volkswagen”, që drejtonte, është përfshirë në një aksident me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin K. P., 23 vjeç, ku ngeli i dëmtuar lehtë 23-vjeçari.
Pas përplasjes, shtetasi M. K. është larguar nga vendi i aksidentit dhe u kap më vonë nga punonjësit e Policisë.