Sot feston 75 vjetorin, shumë urime për aktoren e njohur korçare Klaudeta Riza!
Aktorja Klaudeta Riza ka spikatur në rolet e saj të grave me vullnet të hekurt. Me zërin e plotë, fjalët e qarta, temperamentin dhe sensin e humorit që e karakterizon ka interpretuar deri vitet e fundit role prej protagonisteje në teatër duke u vlerësuar edhe me çmime.
Klaudeta Riza kujtohet nga artëdashësit edhe si aktore e planit komik me një sërë interpretimesh në estradën apo komedinë e teatrit të Korçës, por edhe teatrin e kukullave. Ajo njihet edhe si adhuruese dhe interpretuese e poezisë.