Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Analizë/Mijëra familje të papuna në juglindje dhe bizneset që vuajnë për krah pune

    Aktualitet October 3, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bizneset e prodhimit, firmat e ndërtimit apo edhe sektorë të tjerë po përballen vitet e fundit me mungesë të madhe të krahut të punës juglindje të vendit. Shumica e lidhin këtë fenomen me emigrimin e krahut të punës jashtë vendit, një pjesë tjetër me pagat e ulta etj.

    Por nëse bën një kërkim të shpejtë dhe pyet nëpër këto subjekte ka edhe një rezultat tjetër: Ka dembelizëm, ka njerëz që nuk duan të punojnë dhe të përfitojnë ndihmë sociale apo ekonomike që e jep shteti për familjet e papuna.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nëse do mbledhim të dhënat nëpër bashkitë e Qarkut rezulton se ka një numër të konsiderueshëm familjesh që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Mbi 3 mijë të tilla rezultojnë në Pogradec, Mbi 1500 në Bashkinë e Maliqit, rreth 1 mijë në Bashkinë Korçë, rreth 800 në Bashkinë Devoll, mbi 400 në Kolonjë dhe diku tek rreth 100 në bashkinë Pustec.

    Pra me një kalkulim të thjeshtë janë rrethe 6800 familje që marrin pagedë mujore ndihmë ekonomike, ose para nga shtetit. Nëse i llogarisim këto familje me një mesatare ×4 rezultojnë mbi 27 mijë banorë e nëse këto 27 mijë do cilësojmë gjysmat e tyre të afta për punë duhet të jenë diku tek 13 mijë e 500 persona në moshë pune.

    Pra, me pak fjalë në juglindje të vendit ka me shumicë krah pune, por duket se këto familje i ka kapur dembelizmi.

    Shumica e subjekteve kur i pyesim thonë se nuk pranojnë të vijnë në punë, ose edhe kur pranojnë vendosin kusht që të punojnë në të zezë në mënyrë që të mos iu ndërpritet ndihma sociale.

    Por a mund të jetojë me dinjitet një familje që mund të marrë 60-80 mijë të vjetra në muaj, qoftë edhe përballë një page të ulët 300 mijë të vjetra në muaj?

    Sigurisht që jo, por çfarë i shtynë këto familje të jetojnë kështu? Ka disa faktorë; që nga përfitimi i bursave shkollore për fëmijët, në shkolla profesionale, universitet e deri tek një subvencion qesharak dritash që shkon diku tek 12-14 mijë lek të vjetra në muaj.

    Kaq, kaq janë përfitimet e këtyre familjeve, që zgjedhin të jetojnë në këtë formë dhe të punojnë në të zezë duke mos pranuar të sigurohen dhe nga ana tjetër biznesi vendoset në vështirësi.

    Por si zgjidhet? Ligji shqiptar është shumë i mirë në këto raste është fiks si në Europë, nëse në Europë del si i papunë do të trajtohesh për 6 muaj me ndihmë sociale, më pas të ofrohet një punë, në rast se nuk e pranon atë përjashtohesh nga skema e ndihmës.

    Pse nuk ndodh edhe kjo në Shqipëri, Zyrat e Punës në juglindje kanë me qindra vende të lira në sektorët privatë dhe nëse do operonin sipas ligjit, refuzon punën përjashtohesh nga skema, nuk do të kishim këtë situatë sot.

    Që të përfitosh ndihmën ekonomike sot, krahas aplikimit në zyrat e shërbimit social duhet të firmosësh çdo muaj tek Zyra e Punës që je ende i papunë. Dhe në rastin më të mirë çdo kujt mund ti vendoset në tavolinë lista e vendve të lira, nëse nuk pranon të punojë thjeshtë përjashtohet nga skema. Në këtë rast do të kishim një familje që do të detyrohej të punonte më pas. Sipas të dhënave në të gjitha bashkitë ka familje që janë mbi 5 vjet në skemat e ndihmës dhe nuk denjojnë të nisin punë. Dy janë rrugët ose shërbimet sociale duhet të fillojnë të zbatojnë ligjin ose Ministria që alokon fondet duhet të fillojë kontrollet.

    Kështu i bënim nder bizneseve se ju zgjidhim hallin e puntorëve por nga ana tjetër familjet do të nisin të jetojnë me dinjitet. A duhet bërë? PO, Kolibri javë pas jave do ta trajtojë këtë problematikë në çdo bashki për të sjellë një panoramë të vendeve të lira të punës dhe familjeve që rrinë të papuna.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide slide. djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.