Piktori i njohur pogradecar Anastas Kostandini sjell Parisin në Korçë, në një ekspozitë me 45 punime të realizuara në kryeqytetin francez.
Taso tregon se që kur ka filluar të vizatojë e ka pasur ëndërr kryeqytetin francez, edhe për shkak të figurave të mëdha të pikturës së atij vendi. Ndaj e për këtë, gjatë gjithë këtyre viteve ka shkuar shpesh atje, me qëllimin e vetëm për të realizuar punime në pikturë, aty ku kishin bërë të njëjtën gjë piktorë të përmasave të mëdha.
Në këtë ekspozitë Taso ka sjellë e dy piktura nga Pogradeci, piktura që lidhen me ushtrine franceze në luftën e parë botërore.
Anastas Kostandini është nga piktorët me të njohur në vend e gjatë jetës së tij artistike ka hapur shumë ekspozita, por është kujdesur të sjellë në këto ekspozita edhe piktura nga Parisi në veçanti.
“Paris Je T’aime” është ekspozita që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të artdashëve korçare e pogradecarë por e më shumë se kaq.
Foto galeria