Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prukurorinë e Posaçme.
Ahmetaj po hetohet rreth dyshimeve për të paktën 4 vepra penale,
- Mosdeklarimi apo fshehja e pasurive dhe deklarimi i remë i pasurive të paluajtshme;
- Korrupsion pasiv si funksionar i lartë;
- Pastrimi i parave;
- Shpërdorimi i detyrës.
Bashkë me Ahmetajn është paraqitur edhe avokati i tij, Henrik Ligori. Fakti që ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij mundet që SPAK t’i komunikojë edhe akuza.