Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përfshihen nga flakët varrezat e fshatit Libonik në Maliq

    August 4, 2026

    Prangoset 49-vjeçari në Goskovë, doli nga banesa për të vjedhur

    August 4, 2026

    Rreziku i zjarreve në Shqipëri, IGJEO paralajmëron 9 qarqe

    August 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Arkeologë austriakë vizitojnë Tumën e Kamenicës: Kërkohet më shumë investim në trashëgiminë kulturore shqiptare

    Aktualitet July 13, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shqipëria dhe veçanërisht zona e juglindjes po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj, kryesisht nga vendet perëndimore. Një nga tendencat në rritje gjatë viteve të fundit është vizita në sajtet historike dhe arkeologjike, duke e kthyer trashëgiminë kulturore në një burim të rëndësishëm interesi ndërkombëtar.

    Një grup arkeologësh dhe pedagogësh nga Universiteti i Salzburgut vizituan sot Tumën e Kamenicës, një nga monumentet më të njohura arkeologjike të vendit tonë. Profesorët Rubeer Bretwiser dhe Martin Chiefberger vlerësuan rëndësinë e madhe të saj, duke theksuar se Shqipëria dhe Korça kanë shumë site të vyera që meritojnë vizitë, por që kanë nevojë urgjente për më shumë investime në kërkime dhe zbulime.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Rubeer Bretwiser tha: “Tuma e Kamenicës është një nga vendet më interesante që kam parë. Është një nga sajtet më të mirëmbajtura. Problemi është se institucionet duhet të tregojnë më shumë vëmendje ndaj arkeologjisë dhe të investojnë në sajtet kulturore të trashëgimisë. Edhe ne, si vende të BE-së, duhet të fokusohemi më tepër tek vendet e Ballkanit.”

    Nga ana e tij, Martin Chiefberger shtoi: “Ishim në Shkodër, Krujë, sot jemi në Korçë, e më pas do të shkojmë në Butrint. Jemi një grup arkeologësh dhe profesorësh që duam të njiheni me historinë tuaj. Një nga gjërat që do veçoja është vëmendja që kërkojnë këto vende arkeologjike nga institucionet. Ne do të përgatisim edhe një raport për Austrinë, që të jetë më e vëmendshme me fonde ndaj vendit tuaj.”

    Në të njëjtën linjë është edhe arkeologu shqiptar Olsi Lafe, i cili thekson se rritja e vizitorëve sjell edhe më shumë nevojë për investime, përfshirë fondet europiane:

    “Nuk janë vetëm vizitorë të thjeshtë, por profesionistë të arkeologjisë që vijnë në Shqipëri dhe duan të kuptojnë më thellë site si Tuma e Kamenicës. A bëhet mjaftueshëm? Në disa raste po. Por, a duhet bërë më shumë? Patjetër. Investimet në kulturë kërkojnë pasion, vetëmohim, dhe ndoshta nuk të kthehen menjëherë në aspektin ekonomik, por kanë vlera të tjera të pallogaritshme.”

    Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha dhe më të njohura në Shqipëri, ku janë zbuluar varre, skelete kockore dhe objekte të shumta arkeologjike si qeramikë, armë, stoli prej bronzi, hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke. Ky vendvarrim prehistorik, i shpallur monument kulture i llojit arkeologjik, ka sjellë në dritë rreth 425 skelete dhe mbi 3.600 objekte, duke e bërë një nga pikat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide Tuma e Kamenicës Turistë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përfshihen nga flakët varrezat e fshatit Libonik në Maliq

    August 4, 2026

    Prangoset 49-vjeçari në Goskovë, doli nga banesa për të vjedhur

    August 4, 2026

    Rreziku i zjarreve në Shqipëri, IGJEO paralajmëron 9 qarqe

    August 4, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përfshihen nga flakët varrezat e fshatit Libonik në Maliq

    August 4, 2026

    Prangoset 49-vjeçari në Goskovë, doli nga banesa për të vjedhur

    August 4, 2026

    Rreziku i zjarreve në Shqipëri, IGJEO paralajmëron 9 qarqe

    August 4, 2026

    Anthony Taylor merr drejtimin e arbitrave elitarë në Turqi

    August 4, 2026

    Dy të vdekur dhe 18 mijë të infektuar nga ciklosporiaza në SHBA

    August 4, 2026

    Përplaset motori me fuoristradën në Fushë Arrëz, rëndë drejtuesi

    August 4, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përfshihen nga flakët varrezat e fshatit Libonik në Maliq

    August 4, 2026

    Prangoset 49-vjeçari në Goskovë, doli nga banesa për të vjedhur

    August 4, 2026

    Traditë në Mokër: Bishnica bashkon diasporën në festën e fshatit

    August 4, 2026
    Më të klikuarat

    Kur Korça kishte pesë dogana dhe fluturime drejt Romës: harta e harruar industriale e qytetit

    July 30, 2026

    Banorët e Maliqit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

    July 31, 2026

    Celular në qeli / Laert Haxhiu kapet sërish në burgun e Drenovës

    July 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.