Publicisti i njohur Primo Shllaku ka sjellë per lexuesit librin “Njeriu me instinktin e lirisë”, libër që sjell një prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë e shumë arratisjeve drejt lirisë në periudhën komuniste.
Në vitin 1975 Feridon Fezollari nga Pogradeci vetëm pak vite pasi ishte liruar nga burgu i SPAÇIT vendosi bashkë me 15 anëtarë të familjes të arratisej nëpërmjet liqenit të Ohrit drejt Jugosllavisë së atëhershme.
Për të realizuar këtë, ka punuar gjatë për ndërtimin e një varke artizanale.
Primo Shllaku ka sjellë këtë libër nga rrëfimet e djalit të Feridonit, Bajram Fezollarit që kur u arratis nuk ishte më tepër se 16 vjeç.
Pedagogu i universitetit të Korçës Ilir Shyta tregon se libri është tronditës, sepse ngjarja është e tillë deri në kufijtë e mosbesimit për mënyrën e arratistjes.
Bashkia e Pogradecit ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” Feridon Fezollarin për shkak të humanizmit që ai ka treguar pas kthimit nga Australia në Pogradec.