Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:
-L. S., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-E. C., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-L. N., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 12, ka goditur me grusht, në fytyrë, një 26-vjeçar;
-R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.16, është konfliktuar fizikisht me një 34-vjeçar.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen B. H., 37 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me kunatën e saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.