Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi tentuan të kalonin disa bagëti të trasha nga Greqia drejt Shqipërisë përmes kufirit të gjelbër. Ndërkohë, një tjetër shtetas po hetohet në gjendje të lirë për të njëjtën ngjarje.
Personat e përfshirë u kapën në zonën e fshatit Tresenik, në Devoll, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur këtë rast të kontrabandës.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në kuadër të masave për parandalimin e trafiqeve të paligjshme, goditën një rast të kontrabandimit të bagëtive të trasha nga Greqia. U arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 33 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, ndërsa për shtetasin E. Z., 47 vjeç, nisi procedimi në gjendje të lirë.