Korçë – Policia e Korçës ka arrestuar një 24-vjeçar me inicialet M.R., banues në Korçë, nën akuzat për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, si dhe mbajtjen dhe prodhimin e paligjshëm të armëve dhe municioneve.
Arrestimi u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të masës së sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Korçës.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, për hetime të mëtejshme mbi rastin.
Policia është në ndjekje të çdo aktiviteti të paligjshëm që përfshin prodhimin e armëve dhe substancave narkotike në rajon.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin M. R., 24 vjeç, banues në Korçë, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


