Policia ka arrestuar shtetasin G. K., 53 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi erdhi si rezultat i hetimeve për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, ku mbetën të plagosur dy persona.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.


