SPAK është duke zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet italiane. Kolibri.al raporton se janë lëshuar disa urdhërarreste. Operacioni është në vijim e sipër.
Kolibri.al raporton se janë duke u ushtruar kontrolle banesash pasi aksioni i SPAK është i shtrirë në disa qytete. Dyshohet se mes të arrestuarve ka prokurorë dhe policë.
Burime bëjnë me dije se në pranga janë vendosur biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Operacionales, Olti Bistri dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.