Reshjet e dëborës shoqëruar me temperatura të ulëta deri në – 7 gradë celsius shkatërruan totalisht pemtoret e qershive dhe kumbullave në juglindje por situata rëndohet për fermerët pasi edhe kultura e mollës është dëmtuar në masën mbi 70%.
Ferdinand Ali është një nga prodhuesit superpotenciale në Dvoran të Korçës, i cili tregon se gjithë investimi në mollë është dëmtuar në masën mbi 80%. Ai tregon se askush nuk është interesuar nga institucionet për gjendjen aktuale.
“Temperaturat e ulëta që ishin javët e fundit kanë dëmtime të mëdha për drufrutoret. Ka patur dëme të konsiderueshme. Shpresonim që tek molla do ishte pak më mirë por shohim se mbi 80% e saj është e dëmtuar. Fermeri ka dëm të jashtëzakonshem. Institucionet jane ende në gjumë, a po merren me fushatë dhe na kanë lënë por askush nuk ka ardhur për masa paraprake”– u shpreh Ferdinand Ali.
Një nga banorët e fshatit Dvoran tregon se gjithë fermerët janë të dëmtuar e ky vit do të sjellë falimentim për disa prej tyre.
“Flas mbi 50% e garantuar mollën. Shpenzimet janë të mëdha, shpenzimet e plehrave, nga 80 në 140, ilaçe të shtrenjta, në dvoran e frutukulture janë të mbaruar. Kush do vije? Mjer atë që e zë halli. Shtet nuk ka njëherë”– tha Paqësori.
Në juglindje të vendit janë të mbjella rreth 4200 hektarë me pemtore ndër to 3600 hektarë janë të mbjella me mollë. Rreth 1500 hektarë të mbjella me mollë janë dëmtuar deri në masën 60% në juglindje të vendit.


