Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    At Antonio Bellusci: Himarjotët që ndjehen grekë, të dinë se edhe gurët tregojnë origjinën shqiptare!

    Histori June 23, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Edhe gurët e fshatit e tregojnë që Himara është shqiptare”, thoshte At Antonio Bellusci në intervistën e tij të dhënë për gazetaren Rudina Xhunga në vitin 2011.

    Një himarjot që jetoi gjithë jetën në Kalabri, dha këtë mesazh për himarjotët që e ndjejnë veten grekë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Rudina Xhunga: Tani në Himarë njerëzit thonë që janë grekë. Çdo t’u thotë atyre një himarjot, prej 500 vjetësh?

    At Antonio Bellusci: Kam bërë një poezi ku thuhet se lidhja e sotshme e arbëreshëve është me atë Shqipëri dhe thosha gjithashtu se edhe gurët e katundit të thonë se je arbëresh. Këtë gjë do t’i thosha edhe atij himarjoti, i cili thotë se ndihet grek.

    Pra, edhe gurët e vendit të shenjtë të Shqipërisë tregojnë rrënjën shqiptare të Himarës e të gjithë truallit shqiptar, si për ne arbëreshët ashtu edhe për çdo njeri. Por fjalët i merr era, e rëndësishme është ajo çka ndien njeriu në shpirtin e tij.

    Këto janë vlera që trashëgohen në shekuj të shekujve. Ne nuk kemi frikë nga fjalët që njeriu thotë, pasi jemi të gjithë vëllezër dhe neve na bashkon gjuha, na bashkon zemra, na bashkojnë këto ndjenja.

    Për këtë, Himarë e dashur, dhe unë e them me krenari, më duket sikur jam himarjot. Ma tregon si fytyra ashtu edhe e folura ime. Ai vend i shenjtë ka Epirin, dhe këtë e thotë historia, dhe gjithë Gadishullin Ballkanik në kohën që erdhën këtu, pra në një kohë ku nuk ekzistonte as Shqipëria, as Greqia dhe as Italia. Këto erdhën më vonë. Ne jemi dëshmi e gjallë, e vjetër dhe e bukur.

    Rudina Xhunga: Si i duhet t’i thuash një njeriu në Himarë, i cili thotë unë jam grek, gjuha ime është greke, gjyshërit e mi janë grekë?

    At Antonio Bellusci: Shqipëria është në zemrën tonë në shekuj të shekujve. Historia është me gjuhën e saj, me kulturën e saj, me zakonet e saja bashkë me trashëgimin që vjen nga etërit tanë. Ai himarjot që thotë se është grek e jo shqiptar, më vjen të them se ai njeri nuk ka dashuri në zemër, është një pjesë dashurie që nuk ekziston në zemrën e tij. Prandaj duhet të kemi dashuri në jetë.

    Mrekullia e diasporës dhe e katundeve këtu rreth vjen nga kjo dashuri që është e ndezur jo për diçka që është larg, por për prindërit tanë, për nënën, babanë dhe gjyshërit tanë. Sot jemi bërë si kafshët se nuk kemi më dashuri në zemër. Ne duhet të punojmë që të mos shuhet kjo dashuri në zemër.

    Për këtë diaspora gjithmonë e ka të gjallë Shqipërinë si komb, si atdhe, e dëshiron dhe i lutet Perëndisë që Shqipëria të përparojë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    E paprecedent:Pedagogët e Fakultetit Ekonomik të UT shahen nga gratë

    May 16, 2024

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.