Author: Kolibri 1
Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat…
Aksident në aksin Pogradec – Qafë Thanë. Tre mjete përplasen me njëra tjetrën, mësohet se disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë ndërsa janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Nuk dihen ende rrethanat, por ka edhe dëme të shumta materiale. 4 persona janë shoqëruar në spitalin e Pogradecit
Një operacion i madh policor po zhvillohet në disa qytete të vendit. Kolibri.al raporton se me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit janë lëshuar 15 urdhër-arreste. Sipas të njëjtave burime janë zbardhur 6 vrasje. Ngjarjet kriminale të kryera ndër vite janë zbardhur nga Artan Tafani, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë Ai ka rrëfyer se vrasjet janë kryer në Greqi, Tiranë, Elbasan dhe Berat. Sipas të njëjtave burime, në mesin e personave që Tafani ka përmendur si autorë vrasjesh, janë edhe emra të njohur të botës së krimit. Që prej identifikimit policia ka pasur dyshime të përfshirjes së Tafanit në…
Aksident me një të plagosur në bulevardin “Republika” të qytetit të Korçës Ngjarja ka ndodhur në afërsi të katedrales ortokdose të këtij qyteti. Një 70 vjeçar mësohet të ketë qenë duke kaluar me biçikletë nga pedonalja në anën tjetër të Bulevardit kur është përplasur nga një mjet tip “Mercdes Benz” që drejtohej nga një femër. Goditja ka qenë e fortë aq sa i moshuari ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës. Burime pranë këtij spitali thanë se 70 vjeçari ndodhet në reanimacion në gjendje shumë të rëndë, aq sa mjekët nuk kanë pranuar të…
Nikaj ka kaluar Skënderbeum në avantazh ndaj Tiranës në nisje të ndeshjes, duke çuar rezultatin në 0-1.Momentalisht luhet minuta e 17 dhe Skënderbeu po jep performance të lartë
Gigi Hadid ka rrëfyer disa detaje të reja rreth bashkëprindërimin me Zyan Malik për vajzën e tyre, Khai, e cila këtë muaj mbush 3 vjeç. Zayn dhe Gigi po e rrisin vajzën e tyre, duke e ndarë kujdestarinë 50-50 dhe duke kaluar kohë cilësore me vogëlushen. Në një intervistë për Porter, Gigi u shpreh: “Mendoj se kur je prind duhet të vendosësh qëllime, sepse ke vërtet gjysmën e kohës (për të kaluar me fëmijën)”. Ajo vijoi: “Punoj kur ime bijë qëndron me të atin dhe kaq kohë kam”, duke shtuar se bën maksimumin që punët t’i zgjedhë në ditët kur Khai…
Ai që njihej si “babai i bombës atomike”, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u bë një shkencëtar i persekutuar, si Galileo (nuk është rastësi që Bertolt Brecht u frymëzua nga historia e tij për të rishkruar dramën “Jeta e Galileos”). Në të vërtetë, më saktë, sipas Kai Bird dhe Martin Sherwin, fitues të çmimit Pulitzer për esenë Prometeu Amerikan: Triumfi dhe Tragjedia e J. Robert Oppenheimer, mbi të cilin bazohet filmi i Christopher Nolan në kinema, Oppenheimer ishte një Promete i ri: domethënë dikush që, ashtu si heroi i mitologjisë greke, u dënua se u dha zjarr njerëzve,…
Pogradec/Informacion paraprak Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në harkun e natës në qytetin e Korçës, tingujt e serenatave ngjallin një atmosferë të veçantë të romantizmit dhe pasionit. Në këtë raportazh, ne do të shikojmë korçarët nën dritën e hënës përmes perspektivës së ChatGPT-së. Serenatat, si një manifestim i emocioneve dhe traditave të thella, u jep qytetit një zjarr dhe një ndjesi të vërtetë artistike. Tradita e Serenatave Përmes algoritmit të tij, ChatGPT zbulojë se serenatat janë një pjesë thelbësore e kulturës së Korçës. Ata janë shprehje e dashurisë, ëndrrës dhe ndjenjave të thella të njerëzve që, gjatë orëve të natës, përhapin melodi të ëmbël dhe fjalë të…
PD ngriti pretendimet se firma “Korsel” ka marrë 4 tendera nga Bashkia Korçë, ndërkohë që Autoriteti i Prokurimeve Publike e ka përjashtuar këtë të fundit nga pjesëmarrja në prokurimet publike deri më 27 qershor 2023 Burime zyrtare në Bashkinë e Korçës Konfirmojne se “Korsel” ka paraqitur vendim gjykate që i heq pezullimin për të marrë pjesë në tendera. Më pas, Bashkia e Korçës i është drejtuar APP-së me një kërkesë për konfirmim nëse kompania e pastrimit mund të marrë pjesë në tendera dhe kjo e fundit është përgjigjur se “Korsel” është hequr nga lista e të përjashtuarve. Partia e Berishes…

