Author: Kolibri 3
Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur detaje nga takimi me shefen e Vëzhgimit të ODHIR në vendin tonë Audrey Glover. Alibeaj tha se kandidatët e tyre për zgjedhjet e 14 majit u tërhoqën sepse u shantazhuan. “Tenderat e hapura, Aktivistin që e kanë në funksion të plotë, administratën në funksion të zgjedhjeve. I bëra të qartë shkeljet e evidentuara nga KQZ. Momentin që nuk ka marrë masat e duhura për të përjashtuar ata kandidatë që rezultojnë të dënuar. Çështja në PD reflekton te korrektësia e këtyre zgjedhjeve. Ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e masnatës së djeshme ku humbi jeten 20 vjeçari Stiven Toshkëzi. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Ensi Maze i cili ra në prangat e policisë pak orë pas ngjarjes, ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Aksel Hoxhaj i cili ende ndodhet ne arrati. Ensi Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. Pasi ka takuar shokun e tij Akselin ai…