Author: Kolibri 4

Pas emërimit të Florinda Zegullajt në detyrën e Prefektes së Qarkut të Korçës, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka ndarë një vlerësim publik për prefekten e re, duke theksuar profilin e saj profesional dhe njerëzor. Në reagimin e tij, Peleshi shprehet se Zegullaj është e diplomuar për Financë në Poloni, doktore e shkencave dhe me disa vite përvojë pune në administratë, si edhe e angazhuar prej vitesh në mbrojtje të çështjeve të fëmijëve me nevoja të veçanta. “Florinda vjen në këtë detyrë jo vetëm me kompetencë profesionale, por edhe me një ndjeshmëri njerëzore që nuk mësohet në libra;…

Read More

Përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq kanë sjellë dëme të konsiderueshme në bujqësi, veçanërisht në Bashkinë e Maliqit dhe në të gjithë Qarkun e Korçës. Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë bëri të ditur se procesi i verifikimit të dëmeve është në zhvillim dhe se fermerët e prekur do të dëmshpërblehen. Sipas ministrit, ekipet e Ministrisë së Bujqësisë, në bashkëpunim me bashkitë dhe Emergjencat Civile, ndodhen në terren për evidentimin e çdo dëmi të shkaktuar në tokat bujqësore. Të dhënat e mbledhura do t’i përcillen Qeverisë Shqiptare për adresimin financiar të situatës. Ai theksoi se qeveria ka miratuar një paketë…

Read More

Ka vijuar edhe këtë vit censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit. Sipas ekspertëve të mjedisit, është konstatuar një rritje e ndjeshme e numrit të shpendëve në brigjet e liqenit, një fenomen që lidhet kryesisht me zhvendosjen e tyre nga Liqeni i Prespës drejt Pogradecit. Eksperti i mjedisit, profesori Spase Shumka, shprehet se prania dhe qëndrueshmëria e popullsisë së shpendëve varet nga një sërë faktorësh që krijojnë kushte të përshtatshme për jetesën e tyre. Sipas tij, sfidat kryesore mbeten përfundimi i moratoriumit të gjuetisë, si edhe urbanizimi i shpejtë i qytetit të Pogradecit, me ndërtime të larta pranë vijës…

Read More

Dorian Potka, i cili prej 13 vitesh ka hapur Akademinë e Arteve Marciale në Korçë, ishte i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Në Qendrën e tij sportive, të cilën e menaxhon bashkë me bashkëshorten, Anxhelën, ushtrohen mbi 100 persona të grupmoshave të ndryshme. Doriani tregoi se si u kthye nga emigrimi në Greqi dhe vendosi që aftësitë që kishte fituar atje me artet marciale t’i vinte në dispozicion për krijimin e kësaj qendre sportive. E krijuar në fund të vitit 2013, Akademia e Arteve Marciale në Korçë është bërë si pikë referimi për ushtrimin e…

Read More

Dardha është “veshur” me petkun e bardhë të dëborës, duke u kthyer këtë janar në një atraksion dimëror të preferuar për vendasit dhe turistët e huaj. Zona e Dardhës në Korçë, vjen si një kartolinë dimërore, ndërsa rruga në fshat është e hapur dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga ky fshat turistik në Korçë, duke e etikuar si “Dardha magjike”. Ky fshat turistik ndodhet 18 km në juglindje të Korçës dhe është një nga destinacionet më të vizituara gjatë dimrit. Në Dardhë ndodhet edhe pista e skive që është shumë…

Read More

Policia e Korçës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj një 40-vjeçari, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi sigurie në ambientet e spitalit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur jashtë godinës së spitalit, për shkak të detyrës së ushtruar nga punonjësi i sigurisë. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi V. P., 40 vjeç, banues në fshatin Çiflig të Korçës, ka fyer dhe goditur në fytyrë punonjësin e sigurisë, shtetasin Xh. Ç., 33 vjeç, banues në Korçë. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet procedurale përkatëse. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së…

Read More

Policia e Korçës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj dy punonjëseve të postës në Devoll, të dyshuara për përvetësim fondesh dhe falsifikim dokumentesh. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare bëjnë me dije se procedimi ka nisur për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të kryera në bashkëpunim. Të proceduara janë shtetaset P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë në Devoll, si dhe E. Ç., 27 vjeçe, po nga Bilishti, me detyrë arkëtare-llogaritare në degën postare Devoll. Nga hetimet dyshohet se…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania, duke garantuar akses të plotë në pagesë me çdo kartë bankare, në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike. Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri. Përfitime konkrete për qytetarët Falë këtij shërbimi, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të matshme, të përkthyera në: 282,975,000 lekë të kursyera, si…

Read More

Tashmë qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri, pa u kufizuar nga zona ku aplikuesi rezulton i regjistruar në gjendjen civile. Me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë çdo zyre aplikimi të IdentiTek në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht njësisë ku qytetarët janë të regjistruar në Gjendjen Civile. Ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën e kostot e lëvizjes. Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur…

Read More

Reshjet e dëborës dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë sjellë problematika në disa zona të qarkut Korçë, kryesisht në formën e rrëshqitjeve të dherave dhe bllokimeve të rrugëve, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat e emergjencave civile. Në bashkinë Pogradec, problematika kryesore mbeten rrëshqitjet e dherave. Gjatë ditës së djeshme, inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik kanë inspektuar zonat problematike, përfshirë fshatrat Cërravë dhe Dardhas, ku janë evakuuar disa familje, si dhe zonën pranë rezervuarit të Stropckës. Priten raportet teknike për të përcaktuar ndërhyrjet e nevojshme në vijim. Në Njësinë Administrative Trebinjë vijon të jetë e bllokuar rruga Dunicë për shkak…

Read More