Author: Kolibri 4
Skënderbeu pas rikthimit tek fitorja në ndeshjen e transfertës së luajtur në mesjavë, kërkon që të vijojë me rezultate pozitive edhe në javët në vazhdim. Edhe në kushtet kur në fundjavë do të jetë Partizani kundërshtari i tyre. Trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenovicc është shprehur i lumtur për rikthimin tek rezultatet pozitive dhe një gjë të tillë e shfaq, por nga ana tjetër kërkon hapur përqëndrim dhe maksimumin nga të tijët. Në konferencën për shtyp para mediave, trajneri i Skënderbeut flet për reagimin e ekipit dhe vijimësinë e duhur për ndeshjet e mbetura të kampionatit. Skënderbeu pas 6 javësh të…
Histori suksesi, Kolegji Preka feston 30 vjetorin Kolegji Preka, i njohur ndryshe si Malta në qytetin e Korçës është një nga kolegjet më të suksesshëm në Shqipëri e këtë e ka treguar me nxjerrjen e të rinjve të cilët sot janë në pozicionet më të rëndësishme botërore. Mësuesi i këtij kolegji, Klajdi Pllaha iu është drejtuar kështu nxënësve që sot studiojnë aty Në fillimet e viteve ’90, pas hapjes së kufijve, shumë shoqata humanitare ndërkombëtare u afruar në Shqipëri për të ofruar ndihmën e tyre popullit Shqiptar. Ndër to, në qytetin e Korçës ishin dhe SOS Albania, Motrat e Nënë…
Laboratori më modern i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit u përurua në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korcë. Një kontribut i Fondacionit Mane për një proces mësimor bashkëkohor, laboratori i ri siguron njohjen e të rinjve me teknologjinë dhe përfshirjen e saj në projektet shkollore. Drejtoresha e gjimanzit, Keti Qirinxhi, bashkë me themeluesin e Fondacionit Mane, Samir Mane, ishin të parët që u prezantuan një grupi nxënësish mundësitë që u krijohen tashmë. Samir Mane shpjegoi se ky është gjimnazi që ai vetë ka ndjekur dhe se dëshironte që edhe nxënësit e sotëm të guxojnë e të ndjekin shembullin e tij. “Do…
Një 50 vjeçare shqiptare në Greqi është copëtuar nga makineria e mishit në Mesolongi të Greqisë Gruaja fatkeqe nga Shqipëria, e moshës rreth 50-vjeçare, siç bëjnë të ditur informacionet e para, ka shkuar për të pastruar një makineri që pret mishin dhe llogaritet se i janë kapur flokët, duke bërë që ajo të copëtohet. Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të bërtasë. Nënë e bijë duket se kanë punuar së bashku duke pastruar dyqane. – shkruan Protothema Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e…
Ka ndërruar jetë At Arthur Liolin, një figurë e shquar e Kishës Ortodokse dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. At Artur Liolin lindi në Nju Jork në vitin 1943 nga prindër shqiptarë me prejardhje nga Boboshtica e Korçës. Ai është cilësuar si njeriu që mishëron atributet e një personi me mjaft reputacion në diasporën shqiptare të SHBA. Së fundmi ishte kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare me qendër në Boston dhe vlerësohej si një pasardhës i denjë i Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe. At Arturi ishte i martuar me priftëreshën Margarita dhe kishin tre fëmijë: Evans, Elena dhe Emilia. Studimet e larta i…
Të shtunën në Kolonjë ka festë Kolonja vitet e fundit ka treguar se di të organizojë festa fine, me hijeshinë e duhur dhe plot larmishmeri. Këtë të shtunë, në 30 Shtator në orën 17:00 në kuadër të Ditës së Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Kolonjë ka lajmëruar se Panaire të Traditës dhe kulinarisë do të shfaqen për vizitoret ndërkohë muzika tradicionale nuk do të mungojë nën drejtimin e mjeshtrit Aleks Xhelili. Shkoni në Kolonjë!
Kryen manovër të gabuar dhe përplaset me nje mjet tjetër e largohet nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Vashtemi, kur mjeti tip “Benz” i cili po përpiqej të futej brenda fshatit Vashtemi është përplasur nga një mjet tjetër, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Për fatin e mirë nga përplasja e mjeteve nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia është në kërkim për mjetin që është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sot shënohet Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore dhe si e tillë në kuadër të saj organizohet aktivitete dhe takime infromuese. Por para urgjencave që kanë një pjesë e monumenteve të kulturës në Qarkun e Korçës, këto takime tentojnë të fshehin të vërtetën. Në fotot që shihni është Ura e Niçës në Gorë të Pogradecit, Urë me qemer e cila është Monument Kulture. Prej disa vitesh ajo lëngon dhe është gati në shëmbje totale për shkak të faktorëve atmosferikë apo edhe gërmimeve pët florinj. Sot 30% e urës ka probleme të forta në trupin e saj dhe vështirë se e kalon…
Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane, kanë goditur një grup kriminal të përbërë nga një familje shqiptare dhe kanë sekuestruar 585 kg dhe 208 gram kokainë, të ndarë në 500 pako. Policia greke ka tentuar të ndalojë dy automjete në zonën e Agia Triada dhe Neo Epivaton. Një nga automjetet ka ndaluar, ndërsa tjetri ka tentuar të largohet duke u përplasur me një makinë policie dhe më pas me gardhin e një ndërtese, pa pasur dëme në njerëz. Të dyja mjetet rezultojnë të marra me qira. Brenda dy mjeteve dhe në një banesë, u sekuestruan 500 pako me…
Një 36 vjeçar i cili po ndiqej nga Policia pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë transportonin emigrantë të paligjshëm. Njoftimi i Policisë; DVP Korçë/I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Midnight 14”, vihet në pranga 36-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ndaluan shtetasin në kërkim R. S., 36 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Midnight 14”, të finalizuar më datë 09.08.2023, në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë do të transportonte kundrejt pagesës,…

