Author: Kolibri 4
Zjarri në Arëz, në kufi me Greqinë është riaktizuar sërish në mesnatë ndërkohë që herët në mëngjes janë nisur përsëri drejt tij shërbimi zjarrfikës, policia e rendit, policia kufitare, shërbimi pyjor, shërbimi i emergjencave civile dhe administratori i zonës. Sipas shefit se sektorit zjarrfikës në Kolonjë Vladimir Dhespollari zjarri ka nisur para 3 ditësh, ndërkohë që ditën e djeshme është vënë në izolim dhe fikur. Era e fortë ka riaktivizuar e njëherë flakët mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që në këto momente zjarri është vendosur në kontroll, është vënë në izolim dhe po merren masa për mospërhapjen e vatrës së zjarrit.…
Festa e Birrës e cila u mbajt për 5 net me radhë në Korçë mbushi plot qytetin juglindor, teksa të gjithë hotelet ishin të rezervuara, duke mos pasur asnjë shtrat të lirë për këto net festive. “Në Korçë nuk ka asnjë shtrat të lirë. Gjithë hotelet e Korçës janë të rezervuara, brenda dhe jashtë saj, me vjen keq për ata që nuk mund të gjejnë hapësira. Korça është e tejmbushur dhe kjo festë shënon momentin kulmor të turizmit në Korçë”, thotë Benila Themeli, nënkryetarja e bashkisë Korçë. Kolibri.al pyeti disa nga vizitorët që morën pjesë në këtë festë, teksa mbizotëronin…
Ambasada e Izraelit është e gatshme të mbështesë Pogradecin në 4 fusha, turizëm, bujqësi, shërbime sociale dhe sigurinë kibernetike. Këtë e ka deklaruar në takimin e zhvilluar me kryebashkiakun e Pogradecit Ambasadorja izraelite në vendin tonë. Ajo e vlerësoi Pogradecin si qytet me potencial të madh turistik dhe së shpejti në një takim me investitorë izraelitë do ta propozojë si mundësi mjaft e mirë për investime. Shkëlqesia e Saj, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë, Znj. Galit Peleg zhvilloi një vizitë zyrtare Bashkinë e Pogradecit ku u prit nga Kryetari i Bashkisë Z. Ilir Xhakolli. Pas prezantimit…
Quhet Juxhin Mitrollari, dhe prej shumë vitesh punon si Teknolog Ortoped në qytetin e Fierit, ku ka hapur dhe klinikën e tij private. Profesioni i tij është tepër i veçantë dhe i domosdoshëm për shumë persona të cilët kanë probleme me gjymtyrët e tyre. Juxhini ndërton në punishten e tij aksesorë të ndryshëm, si proteza, orteza dhe korse të cilat u vijnë në ndihmë personave me probleme në gjymtyrët e tyre dhe në shtyllën kurrizore. Ky profesion eshte i rralle ne Shqiperi, ky sipas Juxhinit, vetem 3 persona te tjere e ushtrojne, duke e bere dhe me te domosdoshem kete…
Në qytetin e Pogradecit ka ndodhur një sherr midis dy të rinjëve, si pasojë e këtij sherri është plagosur një 30 vjeçar. Autori është larguar dhe pi vijon puna për kapjen e tij. Deklarata e Policisë; DVP Korçë/Shpallet në kërkim 1 shtetas për veprën penale të dhunës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe ka dëmtuar lehtë, me mjet…
Kolonja, një nga zonat më të bukura dhe të ngjashme me kartolinat postare të Shqipërisë, po shpalos një verë të pasur me ngjarje kulturore dhe artistike. Në këtë kontekst, Kolonja Fest është një ngjarje që ka sjellë një frymë të re të kulturës dhe muzikës në këtë rajon të mrekullueshëm. Me një seri prej 5 netësh me radhë, këngëtarë të zhanereve të ndryshëm do të mbledhin pritjen e publikut në sheshin “Rilindja”. Ky është një event 1-javorë i pazakontë, që sjellë në fokus shumë diversitet dhe ngjyra të muzikës moderne. Jo vetëm muzika, por edhe shfaqje artistike dhe projeksione të…
Gjatë aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Dvoran ka ngelur i plagosur drejtuesi i automjetit të përplasur. Personat përgjegjës, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, gënjyen policinë duke deklaruar gjëra të pavërteta. Deklarata e Policisë: DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit I. P., 23 vjeç dhe L. P., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Turan, Korçë, pasi dje, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, shtetasi I. P. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka…
Ditën e sotme në fshatin Vloçisht ka ndodhur një grindje midis xhaxhait dhe nipit të tij. Nipi është arrestuar në flagrancë ndërkohë që xhaxhai i tij është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Deklarata e Policisë; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 49 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. aterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm…
Një 25 vjeçar mbante në shtëpinë e tij fishekë luftarakë dhe sasi canabis sativa. Policia i sekuestroi gjatë kontrollit edhe pse djali i këndërshtoi dhe i goditi. Menjëherë u arrestua dhe materialet i kaluan Prokuririsë. Ja çfarë ka deklaruar Policia; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për armëmbajtje pa lejë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë vunë në pranga shtetasin M. K., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, fishekë luftarak, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi të vogël…
Zjarri ka nisur prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që mëngjesin e sotëm është vënë nën kontroll dhe fikur nga ana e forcave zjarrfikëse dhe punojës të emergjencave në Bashkinë e Kolonjës, ndërkohë që vetëm para pak minutash zjarri është riaktivizuar, për shkak të temperaturave të larta. Terreni është tejet i vështirë, çka e bën të pamundur arritjen e mjeteve zjarrfikëse në vendin ku ka rënë zjarri, ndaj po punohet me mjete rrethanore për vënien përsëri në kontroll të flakëve dhe fikjen totale të tij. Sipërfaqja e djegur mendohet të jetë rreth 5 hektarë, kryesisht shkurre, ah, dushk dhe pisha.

